AAK’ja dhe Nisma lusin VV’në t’i bashkohet protestës së 14 majit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj dhe deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të marrë pjesë në protestën e thirrur nga këto dy parti për 14 maj.

Nitaj ka thënë se nëse VV’ja e do largimin e qeverisë LDK-PDK, ajo duhet të dalë në protestë.

“Nëse e ka me shpirt dhe është e vendosur, Vetëvendosja le të dalë në protestën e ardhshme”, ka thënë Nitaj në “Click” të RTV 21.

Edhe deputeti Hoti ka bërë thirrje që aktivistët dhe zyrtarët e VV’së të protestojnë më 14 maj.

“I lutem Vetëvendosjes që t’i bashkohen protestës së AAK’së dhe Nismës”, ka thënë Hoti.