Abrashi: Pensionistëve do t’ua kthejmë dinjitetin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është deklaruar se po punon në reformat për përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve në Kosovë.

Kështu ai është shprehur gjatë një vizite që e ka zhvilluar në qytetin e Pejës, ku i ka takuar pensionistët e këtij qyteti.

Abrashi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se që nga fillimi i vitit të ardhshëm, qeveria do të prezantojë politika te reja për përmirësimin e gjendjes së tyre.

“Pensionistët meritojnë dinjitet, dhe dinjitetin do ta kenë. Sot takova pensionistët e Pejës, të cilëve iu shpjegova reformat të cilat po i ndërmarrim me qellim të përmirësimit të mirëqenies së tyre. Pensionistët meritojnë dinjitet, dhe dinjitetin do ta kenë. Nga janari fillon kategorizimi i pensioneve kontributive, kurse gjatë mandatit do të shpalosim edhe politika tjera në funksion të përmirësimit të mirëqenies së tyre. I falënderoj për pritjen, ngrohtësinë, kritikat dhe sugjerimet gjatë debatit”, ka shkruar ministri Abrashi në Facebook.