Adebayor “zotnija”, po merr pare “si zalli” nga shtëpia

Emmanuel Adebayor mund të quhet i dështuar në karrierën si futbollist për rënien e madhe që ka pasur, por jo edhe në aspektin financiar.

Sulmuesi togolez ka kohë që nuk e ka provuar fushën pas përjashtimit që skuadra e Tottenham ia bëri atij.

Por Adebayorit po i ecë dita dhe muaji pasi që skuadra londineze është e detyruar të ia paguaj pagën që kishte.

Adebayor merr nga shtëpia plot 100 mijë funta në javë. Këtë luks afrikani do ta ketë deri në muajin qershor, atëherë kur i skadon kontrata e tij./Indeksonline/