Aeroplanët britanikë shkatërrojnë skuadrën e snajperistëve të ISIS (FOTO)

Një skuadër e snajperistëve të ISIS u vra nga bombardimet e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) britanike natën e kaluar teksa Mbretëria e Bashkuar vijon të nbështesë luftën kundër grupit të terrorit që mund të zgjasë të paktën tre vjet.

Katër avionë Tornado GR4 u nisën në mes të natës nga baza e RAF në Akrotiri të Qipros, së bashku me dy mjete fluturuese vrojtimi në Siri dhe dy të tjerë që garantonin mbështetje ajrore për ushtrinë e Irakut.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se kur një “skuadër qitësish terroristë” nisi të qëllonte ndaj aleatëve të Britanisë, ata u “asgjësuan nga një goditje direkte” nga një bombë 500lb e drejtuar me lazer, e cila u lëshua nga një prej Tornadove, shkruan Daily Mail online.

1 3 4

RAF Tornados and Typhoons fly into RAF Akrotiri, Cyprus, from RAF Lossiemouth and Marham today. An RAF Typhoon after landing at Akrotiri today.