Aeroplani që fluturon për 3 orë nga Londra në New York

Aeron AS2 është avioni me kapacitetin e një fluturimi supersonik që lejon pasagjerët të udhëtojnë nga Londra në New York për vetëm 3 orë dhe nga Los Anxhelosi në Tokio për 6 orë.

Prodhueset Airbus dhe Aerion thanë se shpresojnë të zgjedhin një fabrikë për ndërtimin e avionit privat në fillim të vitit të ardhshëm.

Nëse nis ndërtimi i këtij avioni reaktiv testimet e fluturimeve do fillojnë në vitin 2021 dhe udhëtimet e para për bizneset në vitin 2023.

Aerion AS2 pritet të fluturojë me një shpejtësi 1960 km në orë afërsisht sa avioni Concorde që ka arritur të fluturojë me 2,170 km në orë. /zëri/