Afrim Gashi: Lëvizja BESA synon që shqiptarët e Maqedonisë të bëhen komb shtetformues edhe juridikisht

Në një prononcim për Gazetën Liria, njëri nga themeluesit e Lëvizjes BESA të Shqiptarëve në Maqedoni, Afrim Gashi thotë se Lëvizja Besa synon që shqiptarët e Maqedonisë të bëhen komb shtetëformues edhe juridikisht.

Gashi duke treguar për vezionin e subjektit politik që i takon, thotë se Lëvizja Besa synon që shqiptarët të ndihen njerëz të realizuar si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë arsimor, kulturor, ekonomik, social e gjithfarë tjetër.

Sipas tij, BESA synon që shqiptari i Maqedonisë të jetë zot në vendin e vet, duke ndaluar eksodin e shqiptarëve dhe duke krijuar kushte të mira për jetesë në këtë vend. Ne duam që në perspektivë shqiptari i Maqedonisë të konkurrojë me botën perëndimore në shkencë, kulturë e art, pse jo edhe në biznes e inovacione. Ne jemi të bindur se këtu ka brumë që të mundësojmë një zhvillim të këtillë, të kultivojmë kulturën, identitetin dhe traditën tonë dhe njëkohësisht të garojmë me botën e përparuar në art, kulturë e shkencë dhe në gjitha fushat tjera./ Gazeta Liria