Afrim Muçiqi: Bylbyl Sokoli bëri transferime të dështuara te Prishtina

Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi, i ftuar në emisionin sportiv 2:1, e ka fajësuar trajnerin Bylbyl Sokoli për formën e dobët të skuadrës nga kryeqyteti, e cila po kalon sezonin më të dobët në vitet e fundit, duke u renditur në pozitën e 10-të me 18 pikë.

Muçiqi thotë se Bylbyl Sokoli sa ishte trajner i Prishtinës, ka bërë transferime të dështuara.

“Problemet i kemi të trashëguar nga Bylbyl Sokoli, cili bëri transferime të dështuara, i cili solli 15 lojtarë, 13 nga këta të dështuar”, ka thënë Muçiqi./Indeksonline/