Agjenti: Manaj mund të huazohet te Frosinone

Agjenti i Rey Manaj ka konfirmuar se klienti i tij mund të huazohet te Frosinone gjatë janarit.

‘Rey aktualisht po stërvitet me kampionë të mëdhenj te Interi” ”Huazimi te Frosinone gjatë janarit mund të ishte një zgjidhje pasi edhe unë kam luajtur atje dhe e di se sa ai klub mund ta ndihmoj zhvillimin e lojtarit”, tha Alberto Maria.

Sulmuesi 18 vjeçar i kombëtares së Shqipërisë është i huazuar te Interi nga Cremonese me mundësi blerjeje.