“Agnus Dei”, edhe në 10 festivale ndërkombëtare

Deri më tash filmi me regji të Agim Sopit “Agnus Dei”, është prezantuar në 120 festivale ndërkombëtare, ndërkaq, po këtë film e pret një rrugëtim edhe në 10 festivale të tjera nëpër botë.

Pas 120 festivaleve ndërkombëtare, pas 55 nominimeve dhe 50 çmimeve kinematografike, filmi kosovar Agnus Dei me regji e skenar të Agim Sopit ka marr ftesa zyrtare për të qenë pjesë e hiq më pak se 10 festivaleve të rëndësishme, të cilët do të mbahen në dy muajt e ardhshëm nëpër metropolet botërore.

Gjatë muajve në vijim, Agnus Di do të shfaqet në festivalet si: BLOW-UP Chicago International Film Fest – Chicago, USA, Singapore International Film Festival – Singapore, Toronto World International Film Festival – Toronto, Canada, Las Vegas Galaxy Film Festival – Las Vegas, USA, Hong Kong World Film Festival – Hong Kong, China, The Strange Film Festival / Awards – San Diego, USA, IFA International Film Festival – Beverly Hills, USA, La Rioja es de cine – La Rioja, Spain, Delhi International Film Festival – New Delhi, India dhe Hollywood International Film Festival – Los Angeles, USA. /KultPlus/