Aguero: Nuk do ta vazhdoj kontratën me Cityn

Sergio Aguero ka insistuar se nuk do ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn.

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën angleze.

Ai tha se dëshira e tij është që të kthehet në Independiente, te skuadra e tij e zemrës dhe atë para se të jetë shumë i vjetër.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të kthehem në Independiente. Do të kthehem kur kontrata aktuale me Cityn të përfundoj”, tha Aguero për So Foot.

“Nukdua të kthehem kur të jem shumë i vjetër. Nëse çdo gjë shkon mirë, unë do të kthehem në klubin e zemrës time në moshën 31 vjeçare”.

Kujtojmë se Aguero me Cityn ka kontratë deri në vitin 2019. /Express