Ahmet Davutoğlu: Nëse Rusia do të kërkonte falje për shkeljen ajrore turke, do të mirekuptoheshim

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu po qëndon në një vizitë në kryeqytetin e Republikës Turke të Qiprosë Veriore në Levkosha, aty ku është duke e mbajtur një intervistë të drejtpërdrejt për media, transmeton Gazeta Liria.

Gjatë intervistës së përbashkët për 2 agjencitë e lajmeve Turke, “SHOW TV” dhe “Haber Türk”, gazetarët ndër të tjera e pyetën edhe për rastin e e rrëzimit të aeroplanit rus i cili kishe shkelur hapësirën ajrore turke.

“Në rast që Rusia do të kishte thënë që ka ndodhur gabime operative, ne do t’i ishim përgjigjur që në rast se nuk do të ndodhte gabimi, aeroplani nuk do të rrëzohej, por Rusia me arrogancë po vazhdon të insistojë në mbrojtjen e saj, andaj ne nuk dëshirojmë të mirëkuptohemi”, tha Davutoğlu, transmeton Gazeta Liria.