Ahmeti nuk i gëzohet moslibaralizimit, fajëson Qeverinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Ai për këtë ka fajësuar Qeverinë e vend të cilën e ka quajtur gënjeshtare.

Lexojen të plotë postimin e Ahmetit:

“Edhe pse kundërshtar i kësaj qeverie, nuk gëzohem fare për mosliberalizimin e vizave. Përkundër të gjitha koncesioneve që i bëri Kosova, ky liberalizim nuk erdhi.

Siç ka thënë shumë herë Augustin Palokaj, vendimi për liberalizimin e vizave mirret nga Ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve evropiave të cilët e dijnë që vetëm sivjet mbi 50 mijë kosovar kanë lëshuar vendin e tyre.

Ata e dijnë që zhvillimi ekonomik nuk ka ndodhë. Ata e dijnë që korrupsioni është në nivel të lartë. Ata e dijnë që në udhëheqjen tonë ka shumë dallaverxhi.
Së paku kjo gënjeshtër hiqet nga agjenda edhe një vit”
(sic), ka shkruar Ahmeti.