Ahmeti: Opozita është fiksuar pas Albin Kurtit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se opozita është fiksuar pas kryeministrit Albin Kurti.

Ahmeti në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se opozita aq shumë është e fiksuar me Kurtin, saqë marrëveshjen e shohin në këndvështrimin se çfarë dëmi mund t’i bëjnë kryeministrit Kurti, sesa çfarë pëson Kosova.

“Opozita aq shumë janë obsesionu me Albin Kurti saqë marrëveshjen e shohin në prizmën se cfarë dëmi mund t’i bëjnë kryeministrit, sesa çfarë pëson Kosova”, tha ai.

Tutje, Ahmet thotë se amerikanët do ta shtyjnë këtë proces, dhe sipas tij, strategjia më e mirë do të ishte të zgjedhim atë që është më e mira e mundshme për Kosovën.

Po ashtu, Ahmeti shtoi se ‘nuk pret që Albin Kurti me qenë ai që ishte në opozitë’.

 

Generated by Feedzy