Ajo që i ndodhi kësaj rruge në Kaliforni i habiti edhe gjeologët (Video)

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në një prej rrugëve të Kalifornisë. Rruga në Santa Clarita është ngritur dhe çarë duke u bërë e pakalueshme. Ngritja e nivelit me rreth 4.5 metra brenda pak orësh i ka habitur edhe vetë gjeologët.

Ata thonë se në kushtet kur nuk ka ndodhur as tërmet dhe as reshje të mëdha, rrëshqitja e tokës mund të jetë arsyeja e këtij fenomeni. Analizimi i fotove të zonës përreth katër vite më parë tregojnë se forma e kodrave ka ndryshuar.

Gjeologët e lidhin këtë fenomen me mundësinë e ngopjes së tokës me ujë dhe lëvizjes së pazakontë të dherave.