Aksion i Gjerë Policor, Kërkohet edhe Azem Syla

KALLXO.com mëson se EULEX tashmë ka trokitur në derën e shtëpisë ku banon Azem Syla por për shkak se ai nuk ndodhet në shtëpi i ka lënë një ftesë për t’u paraqitur dhe për t’u intervistuar.

EULEX dhe Policia e Kosovës kanë nisur të mërkurën njërin nga aksione më të mëdha të zhvilluara që nga ardhja e misionit të BE-së në Kosovë.

Aksioni i cili për cak ka edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe ish komandantin të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka nisur qysh herët në mëngjes ndërsa është duke u zhvilluar në disa zona të Kosovës.

KALLXO.com mëson se EULEX tashmë ka trokitur në derën e shtëpisë ku banon Azem Syla në fshatin Kishnarekë të Drenasit, por për shkak se ai nuk ndodhej në shtëpi i ka lënë një ftesë për t’u paraqitur dhe për t’u intervistuar.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në këtë aksion përpos shtëpisë së Sylës janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në  mbarë vendin.

Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente ndërsa KALLXO.com sjell fotografitë e para të konvojit të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës nga aksioni te shtëpia e Azem Sylës.

BASTISJA-EULEX-AZEM-SYLA-27042016-1 BASTISJE-AZEM-SYLA-27042016-768x432