Aksion policor edhe në burgun e Dubravës, bastisen Shaban Syla dhe Shpresim Ukaj

Aksioni i sotëm i EULEX dhe Policisë së Kosovës nuk i ka kursyer as të burgosurit në burgun e Dubravës.

Qelitë e dy të burgosurve Shaban Syla, kushëri i Azem Sylës dhe Shpresim Ukaj, të dënuar në rastin “Bllaca”, janë bastisur nga forcat policore.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Nga burime të KosovaPress mësohet se dy të burgosurit janë vizituar nga forcat policore, ngase këta persona janë në listën e të dyshuarve të aksionit të sotëm të EULEX dhe PK-së./qdheq/