Aksioni i EULEX-it, hesht PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës një orë më herët është mbledhur në selinë e saj në Prishtinë. Mirëpo, kjo mbledhje nuk ka zgjatur shumë.

Nuk dihet nëse kjo parti është mbledhur pas aksionit që është duke zhvilluar EULEX bashkë me Policinë e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm është bastisur njëra nga ndërtesat e banimit, përkatësisht banesa e ish shoferit të deputetit Azem Syla.