Akti i parë pa gola

Manchester City dhe Real Madrid kanë zhvilluar një ndeshje pa gola, të kujdesshme me pak raste duke e lënë fatin e tyre për ndeshjen kthyeses.

Madrilenët pa lojtarin kryesor të tyre Cristiano Ronaldon nuk arritën të kenë shumë raste në sulm, ndërsa kësaj i ndihmoi edhe mungesa e Karim Benzamas në pjesën e dytë.

City të koncentruar më shumë në lojën në mesfushë u munduan të rrezikojnë me Kevin De Bruynen.

Pjesa e parë nuk solli asnjë rast të mirë, ndërsa qytetarët treguan më shumë.

Në pjesën e parë nga loja doli David Silva pas një lëndimi të lehtë, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Kelechi Iheanacho.

Në pjesën e dytë skuadrat u liruan më shumë, pro rastet e mira i kishte Real Madridi.

I pari rrezikoi Jesse, që u inkuadrua në pjesën e dytë por pa sukses.

Pas tij provoi Gareth Bale, po edhe ky nuk qëlloi kuadratin.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Pepe që i vetëm më portierin Hart qëlloi në trupin e tij.

Ndeshja kthyese ku do të vendos edhe finalistin zhvillohen pas një jave në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/