Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sot ishte për vizitë në Komunën e Malishevës.
Gjatë vizitës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kishin rezervuar Mustafës një “befasi”: i lëshuan atij, përmes mjeteve të zërimit, audiomateriale me premtimet e pambushura të Isa Mustafës. Ndërsa, nuk munguan as brohoritjet kundër tij.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Bekim Gashi, përmes një postimi ka shpërndarë një videomaterial bashkë me një tekst, në të cilin ai e quan Isa Mustafën despot. /MalishevaPress/