Alarm për bombë në aeroportin e Athinës

Pas evakuimit të aeroportit Tulus në Francë për arsye të sigurisë, mediat në Greqi deklarojnë se kishte një alarm për bombë në aeroportin ndërkombëtarë në Athinë.

Një telefonatë e bërë rreth orës 09:35 në aeroportin ““Eleftherios Venizelos” vuri Athinën në gatishmëri për të rritur masat e sigurimit. U tha se një bombë ishte vendosur në aeroportin ndërkombëtarë, transmeton Express.

“Të evakuohet aeroporti. Do të bëhet njësoj si në Bruksel. Ky nuk është njoftim i rremë”, u tha gjatë telefonatës.

Policia menjëherë nisi kontrollet në aeroport për të verifikuar vërtetësinë e telefonatës.