Alarmohet Londra

Stacioni Kings Cross në Lodër është mbyllur dhe evakuuar për shkak të një emergjence.

Raportet e para sugjerojnë se evakuimi ndodhi për shkak të një zjarri dhe nuk ka lidhje me terrorizëm.

Megjithatë, udhëtarët tashmë të frikësuar lartë pas sulmit të djeshëm terrorist në Bruksel, kanë filluar të vrapojnë dhe të largohen me panik nga stacioni pasi kishte rënë alarmi.

Një dëshmitar okular, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në kohën e alarmit, për Express.co.uk u shpreh: “Pas ditës së djeshme, kjo ishte vërtetë e tmerrshme. Asnjëherë nuk i kam parë njerëzit të vrapojnë në drejtim të dyerve në atë mënyrë”, transmeton Klan Kosova.

“E kam ndihmuar një grua me paterica që të ngjitet shkallëve, meqë kishte panik të vërtetë. E gjitha ndodhi shumë shpejt dhe të gjithë ishin të frikësuar dhe duke vrapuar për të dalë jashtë”, shtoi ai.