Albin Kurti Dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë (VIDEO)

Sapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.

KALLXO.com ka marrë xhirime nga momenti i hyrjes në mjediset e burgut të automjeteve policore që e bartnin Kurtin.

Kurti dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës/ KALLXO.com