Albulena Haxhiu nga Suhareka në Ferizaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është në kërkim nga Policia e Kosovës për veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës, ku ka hedhur gaz lotsjellës, aktualisht po qëndron në Ferizaj ku po flet për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Burime të Koha.net bëjnë të ditur që Albulena Haxhiu sot, gjatë ditës, ka qëndruar në qytetin e Suharekës, e më pas ka udhëtuar drejt Ferizajt.

Në Ferizaj ajo ka mbajtur një takim me strukturat, dhe ka dalë në konferencë me Emrush Xhemajlin, njofton korrespodenti i Kohës Ditore atje.

“Nuk jam në arrati, po zhvilloj aktivitetin politik në teren. Jemi shumë afër fitores për zhbërjen e marrëveshjeve”, ka thënë Haxhiu, transmeton Koha.net.

Albulena Haxhiu nuk ka qenë prezente as në manifestimin e opozitës për 28 nëntorin, ku u paraqit Albin Kurti, i cili u arrestua pas manifestimit./KOHA