Alcantara, 800 mijë euro një ndeshje

Në Gjermani tashëm kanë filluar të mërziten me lëndimet e shpeshta të Thiago Alcantaras.

Lëndimi i fundit i pësuar me përfaqësuesen mund ta lë jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Të paktën kështu shkruan gazeta gjermane Bild. Sipas llogaritjeve të bëra nga kjo gazetë, Thiago Alcantara i ka kushtuar Bayern, rreth 800,000 euro për një ndeshje të zhvilluar.

Lojtari u ble 25 milionë euro nga Barcelona dhe ka një pagë vjetore rreth 8.000.000 euro.

Ai ka zhvilluar deri më tani vetëm 55 ndeshje zyrtare, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar 13 herë.