Aleanca Kuqezi dorëzon në Kuvendin e Shqipërisë draft-rezolutën për Kosovën

Aleanca Kuqezi prezantoi draft-rezolutë për Kosovën dhe i drejton kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas AK-së, Tirana zyrtare e ka detyrim të mbrojë shqiptarët, sipas Nenit 8 të Kushtetutës. Rezoluta u përgatit në mbrojtje të kufijve dhe stabilitetin në Kosovë dhe për lirimin e të burgosurve politikë, për paprekshmërinë e Trepçës dhe kufijve. “Mos ndryshim kufijsh, anulim të Zajednicës, stabilitet, paqe dhe lirim te burgosurve politikë”, thuhet ndër të tjera në draft-rezolutën e AK-së, raporton Portali Albeu.

“Zajednicë në Kosovë, do të thotë, ndarja e shtetit të Kosovës në dy administrata. Nuk lejon integritetin shtetëror të Kosovës. Nuk e paqëton dhe e qetëson popullin e Kosovës”, thekson Aleanca KuqeZi. Në deklaratën e dhënë për mediat ajo bëri thirrje se shqiptarët duhet të mobilizohen në mbështetje të popullit të Kosovës. “Diplomacia shqiptare të jetë unike në qëndrimet për mosndarjen e territorit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Protesta paqësore masive në Shqipëri kundër Zajednicës”, shtuan nga AK.

Ndërkohë që draft-rezoluta i është dorëzuar kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta./gazetataknn/