Alfred Marniku nga Klina është diagnostifikuar nga kanceri dhe kërkon ndihmë

Mungesa e medikamenteve në spitale dhe e realizimit të analizave dhe ekzaminimeve të tjera si edhe ndërhyrjeve kirurgjikale specifike janë ndër problemet kyçe për spitalet tona të Kosovës ndaj edhe mjerisht, pacientët të sëmurë po ndeshën më këto probleme të kësaj natyre.

Konstatimin e kanë bërë shumë pacijent të Kosovës pikërisht edhe

pacijenti i radhës Alfred Marniku që është Jurist i diplomuar dhe
ish-futbollist shumëvjeçar i klubit futbollistik të “Dukagjinit” të
Klinës, i cili tash e permbi 4 muaj lëngon – është diagnostfikuar me
sëmundjën e kancerit dhe aktualisht për shkak të gjendjes së tij të
vështirë shëndetësore, urgjent është transferuar jashtë atdheut në
Zvicër për trajtim, pikërisht në këto çaste është transferuar në operim,
për të evituar rrezikun e jetës.

Gjëndja e tij dhe mundësitë e tija financiare janë të
pakapshme-limituara pikërisht për ta përballuar kurimin – operimin.
Alfred Marniku babai i Laurit të vogël bukurosh dhe bashkëshort i
Pëllumbeshës (e cila ne statusin e saj posa ka hedhur këto fjalë: Qe
nga momenti kur jemi njohur deri me sot kane kaluar 13 vite, bashke
kemi kaluar shumë veshtersi dhe sfida. Tani po kalojme veshtersinë dhe
sfiden e rradhes, perseri sebashku me ndihmen e zotit familjes dhe
gjithe te afermve. Suksese ne operacion sot jeta ime une dhe djali jone
Lauri te duam dhe te urojm sherim te shpejtë, jemi me ty me zemer dhe me
lutje. Zoti te qendrofte prane dhe te ndihmofte) nga Krysheva e
Madhe e Klinës, me vënbanim të perkohëshëm në Prishtinë, kërkojnë nga me
të dashurit, shokët dhe farefisi i tyre, që t’ju dalin në ndihmë në
anën finaciare…

Jeta i ka peripecitë e veta, vertetë na sprovon me befasitë e saj dhe
më sfidat të rrezikshme ndaj duhet të jemi të qëndrueshem, qëndresën
nuk mund ta bejmë-tejkalojm pa ndihmën e Zotit dhe miqve donatorë
humanë, ndaj për të gjithë ata që ndihmojnë të sëmuarin e
diagnostifikuar nga kanceri Alfred Marnikun, do u jemi mirënjohës e
falenderues perjetësisht !

Ketë mund ta beni në bankat :

UBS-bank

Iban:CH320024524512207740c filialja ne Rheinfelden ne emer te gruas Ardiana Qeta, per banuesit në Zvicër.

Iban-DE39100100100530206118 në emer tim, për banuesit në Gjermani

( Kosove Pro Kredit Bank ne emer te Alfredit -acount nr : 1132145631000198).

ZOTI E BEKOFTË ALFREDIN DHE DONATORËT VULLNETËMIRË !