Alienet dhe UFO-t ekzistojnë, por NASA i fsheh

Një ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite më parë, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë.

Dr Edgan Mitchell, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut.77 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si “njerëz të vegjël të çuditshëm për ne”, por asnjehere nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token. Dr Mitchell ka thënë për Radio Kerrang se teknologjia njerëzore nuk “është aq e sofistikuar” si e Alieneve dhe nëse ata do të ishin armiqësor “ne nuk do të jetonim më”. Ai tha: “Nuk është ndonjë çudi që të besojmë se nuk jemi të vetëm në univers. Unë jam mëse i sigurt për këtë, dhe s’ka si të ndodhë ndryshe. UFO-t ekzistojne” .

 

“A mund ti identifikojmë ku janë këto UFO dhe keto planete të tjerë me jetë? Jo, sigurisht, pasi nuk janë në sistemin tonë Diellor, por ne kemi arritur të identifikojmë një numër të madh planetësh që mund të kenë jetë ashtu si edhe në Tokë.

“Mendoj se jemi të privilegjuar që jemi një planet i vizituar nga këto qenie jashtëtokësore dhe se fenomeni UFO është shumë real”.

“Unë kam qenë pjesë e qarqeve ushtarake dhe inteligjente, të cilët e dinë shumë mirë se ne jemi vizituar nga UFO-t por nuk e kanë publikuar këtë gjë. Kohët e fundit po shoh disa përpjekje për publikim, megjithese shumë tv vakta”.

Dr Mitchell, së bashku me komandantin e Apollo 14 Alan Shepard, mbajnë rekordin për udhëtimin më të gjatë në hënë prej 9 orësh e 17 minutash, qe ka pasur misionin e vitit 1971 ne Hene. Zyrtarë nga NASA, i hodhën poshtë komentet e tij sa i perket vizites së UFO-ve në Tokë.

Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudotjetër në univers”.

“Dr Mitchell është një amerikan i madh, por ne nuk ndajmë të njëjtin opinion për këtë çështje”. (Alien)