Deniz Karasahin, një dizajner, ka krijuar prototipin e parë për një lloj të ri të ‘allçisë’ e quajtur Osteoid.
Shpresohet që Osteoid do të revolucionarizojë mënyrën se si mjekët i trajtojnë eshtrat e thyer. Plus, kjo allçi e printuar në 3D duket më e bukur se ato standarde.
Vrimat në të gjithashtu ju bëjnë të kuptoni se ajo kundërmon shumë më pak, gjithashtu, transmeton Lajmi.net.
Ndryshe, ajo duket e bukur gjithashtu! Për ta krijuar atë, bëhet një skanim në krahun e pacientit, dhe më pas programi për modelim gjeneron një allçi 3D dhe krijon vrimat.
Allçia gjithashtu ka një sistem ultrazë të quajtur LIPUS, që përshpejton shërimin e eshtrave të thyer, transmeton Lajmi.net.
Dhe pjesa më e mirë është se kjo allçi mund të bëhet në ngjyrën të cilën ju e dëshironi.