Ambasada e Kosovës në Itali, ngec në vitin 2012

Ambasadës së Kosovës në Itali i ka ngecur data në vitin 2012. Në faqen zyrtare të kësaj Ambasade janë publikuar ditët e pushimit në Kosovë dhe në Itali por këto publikime janë për vitin 2012.

 

Çka do të thotë se ambasada nuk e ka freskuar këtë faqe qe tri vjet.

Në faqe ku shkruan për ditët e festave zyrtare në Kosovë dhe Itali, ambasada njofton se në këto ditë ambasada nuk do të punojë. Përveç kësaj postimi ka përplot gabime drejtshkrimore.

Ambasadore e Kosovës në Romë është Bukurie Gjonbalaj si dhe përbëhet me staf tjetër konsullor, transmeton kp.

Publikimi i ditëve të festave në vitin 2012:

Festat në Kosovë & Itali

Dite feste 2012 në Kosovë

1) 1 Janar – Viti i Ri

2) 7- 9 Janar – Krishtlindjet ortodokse

3) 17 Shkurt – Dita e Pavarësisë së Republikës se Kosovës

4) 8 -9 Prill – Pashket Katolike

5) 9-10 Prill –Dita e Kushtetutes se Republikes se Kosoves

6) 15 – 16 Prill – Pashket Ortodokse

7) 1 Maj – Dita Nderkombetare e Punes

8) 9 Maj- Dita e Evropes

9) 19-20 Gusht – Bajra mi i Madh, dita e pare

10) 20 Tetor – Bajrami i Vogel, dita e pare

11) 25 Dhjetor – Dita e Kershendellave

Dite feste 2012 në Itali

 

1) 1 Janar – Viti i Ri

2) 6 Janar – Pagezimi ( feste ne Itali )

3) 8 -9 Prill – Pashket Katolike

4) 25 Prill – Vjetori i Clirimit (feste ne Itali)

5) 1 Maj – Dita Nderkombetare e Punes

6) 2 Qershor – Dita e Republikes Italiane

7) 29 Qershor – Dita e San Pietro e Paolo (feste ne Itali)

8) 15 Gusht – Dita e Zonjes se B.V.M.

9) 1 Nentor – Dita e Gjithe Shenjtoreve

10) 8 Dhjetor – Dita e Konceptimit te Paperlyer

11) 25 Dhjetor – Dita e Kershendellave

Gjatë këtyre ditëve Ambasada e Republikës së në Itali nuk do të punojë. / Lajmi.net