anë ambasada, por paratë që i kanë nëpër kontot e tyre, mund t’i mbledhë secili njeri edhe me rrogën më të voglën në Kosovë. Derisa në gjithë botën këto përfaqësuese të shteteve kanë shuma të mëdha parash, Ambasadat e Kosovës kanë shifra tejet simbolike nëpër kontot zyrtare. Ka ambasadë që në konto ka veç 1 mijë euro, derisa shumë më e madhe shkon deri në 88 mijë.
Qeveria e Kosovës, aktualisht në Evropë dhe botë ka 30 Ambasada dhe Konsullata. Këto institucione ndërlidhëse për të kryer shërbimet e tyre kanë hapura edhe disa llogari bankare nëpër bankat komerciale, në vend ku shërbejnë.
Por, parat që ato mbajnë në këto llogari nuk janë shumë të mëdha. Disa kanë nga, 80 e 20 mijë euro, e ka edhe nga ato që kanë vetëm nga 1 mijë euro.
Në total këto 30 institucione kanë në llogari bankare 535 mijë euro.
Konsullata e Kosovës në Shtutgart del të jetë më e pasurua nga gjithsej 30 Ambasada dhe Konsullata që ka shteti ynë të shtrira nëpër botë dhe Evropë.
Kjo Konsullatë, sipas raporti të shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës ka në llogari të vetën 88 mijë euro.
Prapa saj me 56 mijë euro është Konsullata në Frankfurt. Derisa më e treta në këtë listë renditët Konsullata e Genevës me 38 mijë euro.
Prapa tyre me nga 26 mijë e 20 mijë euro renditen Ambasada ne Gjermani, Shqipëri, Itali e Turqi.
Por, në këtë listë që e posedon Gazeta Express, ka Ambasada që në llogarit e tyre kanë vetëm nga 1 mijë euro.
Këtë fat e kanë Ambasada në SHBA dhe ajo në Ceki. Kurse, Ambasada në Zvicër dhe ajo në Turqi kanë nga 4 mijë dhe 6 mijë euro në llogaritë e tyre bankare.
Më poshtë mund të shiheni listën e plotë me parat që kanë në llogari këto Institucione: /Gazeta Express/.