Ambasadorët e huaj braktisin Kuvendin e Kosovës

Në këto momente ambasadorët e vendeve mike të Kosovës, që po qëndronin në Kuvendin e Kosovës janë larguar nga ambientet e këtij objekti.

Nuk mund të thuhet me saktësi nëse ata do të kthehen sërish në sallë për të përcjell vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ambasadori amerikan ka thënë më parë se mbetet i shqetësuar për veprimet e opozitës në Kuvend.

Është hera e dytë që sot po hidhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës që po kundërshtojnë zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.

Në foto që kanë bërë gazetarët e terrenit të grupit Koha shihet ambasadorja e