Ambasadori O’Connell promovon bukuritë e vendit tonë (Foto)

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, është i dhënë shumë pas Kosovës dhe bukurive të vendit tonë, si natyrore, ashtu edhe infrastrukturore.

Veç që merret me bukuritë e vendit tonë, ai e di edhe gjuhën shqipe shumë mirë.
Në faqen e tij në Facebook, ambasadori britanik ka postuar një fotografi të qytetit të Prizrenit, për të cilin ka thënë se është i bukur në çdo kohë.

“Prizreni. I bukur në çdo periudhë të ditës”, ka shkruar O’Connell.

Si një përkrahës i madh i Kosovës, O’Connell ka shpërndarë edhe fotografi nga ceremonia e dekorimit me shpatë për pjesëtarin e FSK-së, Ismail Hoxha, nga Princi Charles ditën e djeshme.

oconel