Ambasadorit të Kosovës nuk iu lejua ndjekja e gjykimit të rastit të Kumanovës

Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura. Ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, i cili ndodhet bashkë me familjarët para Gjykatës, nuk i është lejuar hyrja.

Seanca po mbahet me dyert e mbyllura dhe as gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë.

Përreth gjykatës Shkup 1 vërehen forca të shtuara speciale të policisë./gazetaexpress/