“Amerika nuk do të terrorizohet”

Pas sulmeve në San Bernardiono të Kalifornisë, Presidenti i ShBA’ve, Barack Obama ka thënë se nuk do të frikësohen dhe nuk do të terrorizohen.

“Ne jemi të fortë. Ne ngitemi shpejt”, ka thënë Barack Obama, në një prononcim në radio, duke shtuar se  se është krejtësisht e mundur që dy sulmuesit të jenë njerëz të grupeve radikale.

Çifti Syed Rizwan Farook 28 vjeçar dhe gruaja e tij Tashfeen Malik, kanë vrarë 14 persona, para se policia t’i vriste ata, shkruan BCC, transmeton Express.

Zyra Federale për Hetime në Amerikë e njohur si FBI, është duke hetuar rastin nën klasifikimin si “akt terrorist”.

Shteti Islamik e ka pranuar autorësinë e sulmit, duke thënë se ai u bë nga “dy mbështetës të ISIS-it”.