Ancelotti kthehet te skuadra e zemrës?

Roma është skuadra që ka dëshpërua më shumë dhe mund të ndryshohet edhe trajneri Rudi Garcia për t’i bërë vend Carlo Ancelottit.

Roma ka zhgënjyer totalisht me lojën e saj në këtë fillim, ndërsa vetëm në dy ndeshjet e fundit ka pësuar tetë herë duke shënuar vetëm dy gola.

Humbja 6-1 kundër Barcelonës, është pasuar me një tjetër 2-0 kundër Atalantas në Serinë A, ndaj dhe trajneri Rudi Garcia rrezikon të shkarkohet.

Sipas Corriere Dello Sport, në listë ka shumë trajnerë që mund ta zëvendësojnë por favoriti kryesorë është Carlo Ancelotti, i cili ka deklaruar shpesh se drejtimi i Romës është ëndrra e tij, pasi aty ka luajtur tetë vite.

Pasi është larguar nga Real Madridi, Ancelotti ka marrë një periudhë pushim, por duket se tani ka dëshirë t’i rikthehet punës, ndaj dhe shumë shpejt mund të jetë trajneri më i ri në Serinë A.

Ai ka udhëhequr skuadra si Parma, Juventus dhe Milan në Itali. /Telegrafi/