Andin Lokaj Evropa larg me këtë top

Dy skuadrat pretendente për titull shfaqen plogësht në ndeshjen kryesore të xhiros

Nga: Lloqi

E dimë të gjithë se futbolli kosovar po transmetohet tre herë në javë në TV dhe kjo pa dyshim se paraqet lodhje për skuadrat. Të gjithë e dimë se në tre ndeshje brenda një jave e kanë problem të tregojnë kualitet edhe gjigantët më të mëdhenjë të Kontinentit të Vjetër. Situata te ne është kjo që është, klubet janë shitur për 10.000 euro duke pranuar vetë këtë volum dhe këtu tash nuk mund të fajësohet askush.

Rasti i lodhjes u pa më së miri në duelin kryesor i zhvilluar sot ndërmjet Gjilanit dhe Hajvalisë. Tempo e lojës i gjasonte asaj të ligës së juniorëve. nëse mund të përkufizohet kështu. Lojë aspak e pëlqyeshme përveq në momentet e posedimit të topit nga ana e Azem Ahmetit i cili dinte çka donte thjesht dinte ku pasonte dhe kur duhet të hapej loja në favor të skuadrës së tij. Gjilani dukej pa ide një lojë demode dhe larg asaj që presin adhuruesit e topit. Dhe kur shohim një përballje të tillë të dy skuadrave ndër pretendente për titull çka mund të presim në daljen e parë të skuadrave kosovare në skenën ndërkombëtare?