Anëtari i LDK’së thyen librezën e partisë (Foto)

Driton Sopaj frustrimin e tij për zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe votimin nga deputetët e LDK’së për këtë zgjedhje e ka shpërndarë në “Facebook”.

Sopaj, nga fshati Sallagrazhdë e Suharekës, qytet që njihet si një nga bastionet e LDK’së, në shenjë proteste dhe frustrimi ka thyer librezën e anëtarësisë së LDK’së, dega në Suharekë, nëndega e Sallagrazhdës.

Këtë veprim ai e ka përcjell me mbi shkrimin “Ajo Ëndërr që e kisha sot e kuptova se ishte e Rrejshme ! të falem o Ibrahim Rugova sepse LDK u shua me vdekjen tënde !”.