Antiajrorë, tanke dhe mjete të blinduara, SHBA dhe Koreja e Jugut punojnë për “Mburojën e Lirisë”

Trupat amerikane dhe ato koreano-jugore realizuan një stërvitje të përbashkët të mërkurën, si pjesë e një serie stërvitjesh të quajtur “Mburoja e lirisë”.

Në Pocheon, në veri të Seulit, fokusi ishin ushtrimet me kundërajroret M777 Howitzer, tanket K1A1 dhe mjetet e blinduara Stryker.

Stërvitja u krye më pak se 30 km larg kufirit me Korenë e Veriut.

“Mburoja e lirisë” ka nisur në 13 mars, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.