Anulohet koncerti i Gold Ag në Itali, ja pse!

Reperi Gold Ag para disa ditësh ka udhëtuar drejt Tajlandës për pushime!

Para se të nisej drejt këtij vendi, këngëtari kishte të rezervuar shumë koncerte ku duhej të ishte prezent për të argëtuar fansat e tij.

Por, sot nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gold Ag ka treguar se koncerti në Itali nuk do të mbahet për shkak të vonesës së fluturimit nga Tajlanda, e faj i ka lënë agjensioneve.

Këtë koncert, do ta mbaj Greta Koçi e vetme, pasi që kjo mbrëmje u rezervua për të dy.