Apel për ta sulmuar ISIS’in

Kryeministri britanik, David Cameron, po përballet me kërkesa të reja nga deputetët e tij për të nisur sulme ajrore kundër terroristëve në Siri, pas paralajmërimeve se sulmet në Paris do të ndodhinë edhe në Britaninë e Madhe.

Sulmet terroriste në Parisit kanë nxitur thirrje të reja për Britaninë për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Shtetit Islamik, shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Express.

David Cameron u detyrua të lë mënjanë planet për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, nëse do të zgjerojnë sulmet ajrore britanike nga Iraku në Siri, për shkak se qeveria nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për votim.

Kurse, konservatorët thanë se sulmet në Francë do të bindin më shumë deputetët se e vetmja mënyrë për të mposhtur Shtetit Islamik është duke i sulmuar ata në Siri.

Sir Gerald Howarth, një deputet konservator dhe ish-ministri i mbrojtjes, ka thënë: “Kjo është thirrje. Ajo që dua ta theksoj është se ne jemi të angazhuar në një luftë. Ne thjesht duhet t’i përgjigjemi atyre”. gazeta expres.