Apeli i gruas që vuan nga kanceri: Mos shkoni në solarium

Ky është kancer i lëkurës. Ky është rezultati i përdorimit të shtretërve për rrezitje. Ky është rezultati i të pasurit shumë të djegura nga dielli si fëmijë dhe si adoleshente”, ka shkruar Judy Cloud.

49 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve nga Indiana ka qenë duke luftuar me këtë lloj të kancerit për më shumë se dy dekada vetëm sepse i kishte vizituar shpesh qendrat e solariumit në vitet e saja të 20’ta.“Unë dëgjoj shumë njerëz që thonë se ndihen mirë pasi që shkojnë në solariume mirëpo shikoni këto fotografi. Kjo mund të bëheni ju”, ka shkruar Judy në një postim në Facebook, i cili është shpërndarë më shumë se 100,000 herë, transmeton lajmi.net.

Veç dëmeve fizike që ka përjetuar ajo, ajo gjithashtu ka mbetur edhe pa para për shkak të shpenzimeve të shumta që i ka pasur gjatë këtyre viteve.