Urologu Lutfi Dervishi, nuk e ka komentuar rritjen e dënimeve nga Gjykata e Apelit për rastin “Medicus”, ku ai bashkë me djalin e tij, Arban Dervishin, janë dënuar me nga 8 vjet burg, kurse anesteziologut Sokol Ajdini i është zgjatur dënimi edhe për dy vjet burg.
“Nuk kam koment…”, ka qenë fjalia e vetme që ka thënë Dervishi, i kontaktuar nga gazeta “Zëri”, pasi Gjykata e Apelit nxori vendimin pas ankesës së grupit të të dënuarve të rastit “Medicus”. Në anën tjetër Sokol Ajdini, shef i Mjekimit Intenziv Qendror të QKUK-së, të cilit i është zgjatur dënimi nga tri në pesë vjet burgim si i përfshirë në skandalin e transplantimit të organeve “Medicus”, ka thënë se atij i lejohet ankesa dhe do ta shfrytëzojë këtë të drejtë ligjore. “Kam të drejtë ankese dhe do të ankohem”, ka thënë Ajdini i kontaktuar nga gazeta “Zëri”.