Apple konfirmon datën e prezantimit të iOS 10

Pasi Siri i Apple konfirmoi që ngjarja e këtij viti WWDC do të zhvillohet në mes të Qershorit, Apple njoftoi zyrtarisht datat e ngjarjes së shumëpritur të zhvilluesve, ku ka treguar të ardhmen e sistemeve të tij të operimit, duke përfshirë iOS 10, OS X10.12, watchOS dhe tvOS.

WWDC 2016 fillon më 13 Qershor me një fjalim kryesor, gjatë të cilit do të shfaqen tiparet kryesore të iOS 10 dhe të gjitha sistemeve të tjera operative. Thashethemet e fundit sugjerojnë që OS X do të marrë një emër OS marketingu krejt të ri, në një linjë me të tjerët- në vend të OS X 10.12, ne me siguri do të shohim Apple të njoftojë një lëshim të MacOS 10.12 të ri këtë verë, transmeton Krokodili.

Si gjithmonë në ngjarjen WWDC të Apple, biletat janë të limituara, kështu që Apple do të organizojë një proces përzgjedhje të rastësishme për zhvilluesit. Kompania do të sigurojë 350 Bursa WWDC për studentët dhe anëtarët e organizatës STEM (Scienve, Technology, Engineering and Math education) nga e gjithë bota, gjithashtu dhe asistencë udhëtimi për 125 prej tyre.