Apple lëshoi përditësimin iOS 9.2

Apple ka realizuar përditësimin e dytë madhor të sistemit operativ iOS 9. Versioni i ri iOS 9.2 vjen me disa veçori të reja dhe rregullime të disa problemeve.

Një prej problemeve që është shfaqur tek iOS 9.1 është fikja e alarmit pa dijeninë e përdoruesit. Si rezultat, përdoruesit nuk arrinin të zgjoheshin për të shkuar në punë apo shkollë. Ky problem nuk do të ekzistojë më tek iOS 9.2. Versioni i ri vjen gjithashtu me disa veçori të reja për aplikacionet.

Një veçori tjetër e domosdoshme do t’ju lejojë të ngarkoni foto ose video nga një kamerë DSLR tek pajisja iOS pa pasur nevojë që ta lidhni me një kompjuter fillimisht. Tek aplikacioni Apple News gjithashtu është shtuar një seksion për lajmet më të rëndësishme.

Apple_iOS-9.21

Versioni i ri lejon edhe integrimin me aplikacionet e palëve të treta, kështu ju do të keni qasje tek LastPass ose aplikacionet e tjera brenda dritares View Controller. Përveç kësaj, iBooks ofron mbështetje për teknologjinë 3D Touch, ndërsa aplikacionet e tjera vendase, si Music dhe Podcasts, kanë pajisur me funksione të reja.

iOS 9.2 sjell një ndryshim të madh tek Safari View Controller (shfletuesi ueb që përdorin shumë aplikacione). Ky shfletues është përditësuar për të qenë më afër aplikacionit Safari. Shfletuesi i ri View Controller ofron mbështetje për shtojcat e palëve të treta, si menaxherët e fjalëkalimit, kështu ata mund të bashkëveprojnë me faqen ueb direkt brenda aplikacionit. /krokodili/