Arben Gashi: I vetëm s’mund të bësh zgjidhje, duhet të jemi bashkë (Video)

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi thotë se duhet ndryshuar qasja e partive politike ndaj njëra tjetrës. Ai thotë se “i vetëm nuk mund të bësh asgjë”.

Në emisionin “Pa fund” të RTK’së, Gashi ka thënë se përkudnër që mund ta keshë shumicën, nuk do të thotë se duhet të veprosh i vetëm.

“Gjithmonë në Kosovë me këtë sistem duhet me mëndu me ndërru ndaj kundërshtarit politik sepse i vetëm nuk mund të bësh zgjidhje. Mund t’i keshë numrat absolut por situata nuk është në favor”, ka thënë ai.