Ardian Gjini: E gjithë kjo po ndodh për ta shpëtuar ambicien e Thaçit për president!

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka theksuar se e gjithë kjo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës, po ndodh vetëm e vetëm që Hashim Thaçi të bëhet president i Kosovës.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuat se metodat e zgjedhura për këtë ambicie, po i mbysesin ato.
“E gjithë kjo maskaradë e pushtetit po ndodh për ta shpëtuar ambicjen e Thaqit për t’u bërë President. Ama shpesh ndodh që metodat e zgjedhura për t’i shpëtuar ambicjet, në të vërtetë i mbysin ato. Atifete, çka po thua ti?”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaLiria/