Arma sekrete e Kim Jong Un për të ngrohur marrëdhëniet me Kinën (Foto)

Kim Jong Un ka dërguar ish-të dashurën e tij për mision diplomatit të nëndheshëm në Kinë, dy vjet pasi u fol se ajo ishte ekzekutuar.

Hyon Song-wol kryeson bandën e femrave që Koreja e Veriut ka dërguar në Pekin për një tur 6 ditor në përpjekje për të ngrohur marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ish-e dashura e Kim u tha se ishte ekzekutuar në shtator të 2013 bashkë me disa këngëtarë dhe kërcimtarë pasi kishin realizuar film pornografik.

E pyetur mbi këtë thashethem pasi ajo mbërriti në hotelin luksoz në kryeqytetin e Kinës ajo u përgjigj: “Nga vini ju?”

Raportet për vdekjen e saj u rrëzuan pasi ajo u shfaq në maj të vitit të kaluar në Penjang.

Kim, 30 vjeç i cili trashëgoi pushtetin e të atit në vitin 2011, u takua me këngëtaren 10 vite më parë kur ai u kthyer nga studimet në Zvicër, transmeton Panorama.

Babai i tij nuk e miratoi lidhjen e tyre. The Moranbond Band është e njohur për interpretimin e këngëve propagandistike por edhe të muzikës perëndimore.