Armëmbajtja pa leje, dukuri shqetësuese në vend

Nga fillimi i vitit 2015 e deri në muajin qershor janë konfiskuar 533 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, vetëm në vitin 2014, nga njësitet policore janë konfiskuar 1318 armë dhe 37211 copë fishek të ndryshëm.

Armëmbajtjet pa leje janë bërë shqetësim për institucionet dhe për vendin, ka thënë drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti.Ai tha se nga përdorimi i armëve pa leje, po humbin edhe jetët e njerëzve.

Në anën tjetër, menaxheri i projektit FERM (Zvogëlimi i Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët) të UNDP-së, Alain Lapon, për Tribuna Channel ka thënë se armët pa leje po përdoren në shumë incidente si vrasje, tentim vrasje, vjedhje (plaçkitje) të armatosura, vetëvrasje, por janë më të dukshme gjatë gjuajtjeve në ahengje./parrotlla/