Armina Mevlani ka një mesazh për vajzat: Rrini larg çunave të mamit!

Blogerja e njohur Armina Mevlani, gjatë programit “Goca dhe Gra” teksa u diskutua tema “partneri im është çun mamaje”, u dha një mesazh të gjitha vajzave duke theksuar se duhet të largohen prej djemve të tillë. “Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami”, tha Armina.

 

Gjatë bisedës u diskutua edhe pjesa kur mamaja e partnerit vjen në shtëpi për të bërë punët e shtëpisë. Armina Mevlani e cilësoi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave, “Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do të ndjehesha keq ta bënte”.

Nuk është hera e parë që blogerja jep këshilla në lidhje me marrëdhënien e çifteve. Më herët ajo është shprehur se në një bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë, duke theksuar se partneri ose duhet të të ndihmojë, ose duhet të paguajë dikë për ndihmë.

 

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishni duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë radhë domethënë. Është njëri në “Tik Tok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”, tha Armina.

Generated by Feedzy