Deputetit të Nisma-s, njëherësh kryetarit të Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së, Haxhi Shalës, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve. Këtë e ka konfirmuar për “zeri.info”, Bilall Sherifi.
Ndryshe, deputeti Shala është arrestuar para tri dite në Kuvendin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në hapësira e Kuvendit.
Ndërkohë, edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjës, Fisnik Ismaili i është caktuar e njëjta masë arresti. /Zëri